Kaka: Si tifoz shpresoj që Milani ta marrë veten, sipas drejtuesve trajneri ishte një nga problemet

Rikardo Kaka është një legjendë e Milanit. Fantazisti i ka dhuruar shumë kënaqësi tifozerisë kuqezi, mirëpo tashmë ish-skuadra e tij prej disa viteve po kalon një situatë të vështirë.

Braziliani i pyetur së fundmi për gjendjen e Milanit është shprehur se sipas drejtuesve të klubit, trajneri ishte një nga problemet, ndërsa thekson se si tifoz shpreson që kuqezinjtë ta marrin veten. “ Trajneri i ri sapo ka ardhur, të shohim.

Si tifoz shpresoj që Milani ta marrë veten, i uroj shumë fat Piolit. Nuk mund të flasësh shumë kur nuk je në brendësi të situatave, kur nuk je aty çdo ditë. Sipas drejtuesve, trajneri ishte një nga problemet dhe është zgjidhur. Si tifoz më mbetet vetëm të shpresoj që gjërat të shkojnë mirë”, u shpreh Kaka.