Kaçaj insiston: Reja është një pensionist, nuk duhet të jetë trajner i Kombëtares

Edi Reja po bën një punë mjaft të mirë me Shqipërinë dhe këtë e tregojnë rezultatet, megjithatë ish-futbollisti Salvador Kaçaj u shpreh se Shqipëria nuk ka një trajner por një pensionist. Ai shtoi se Reja nuk mund të jetë trajner i Kombëtares.

“Shqipëria më duket si e para 3 viteve. Ky për mua nuk është një trajner, është një pensionist. Na duhet një trajner siç kemi thënë më parë, një trajner shqiptar. Kur krijohet grupi, krijohet i ri. U hodh ideja se ky trajner po krijon ekip të ri por ka bërthamë të ndërtuar si të De Biazit.

Nuk mund të merret një trajner si Panuçi në Kombëtare. E kemi thënë që dështoi që kur ka ardhur. Kaluan 3 vite. Reja nuk duhet të jetë trajneri sepse është 74 vjeç”, u shpreh Kaçaj. /VipSport.al/