Ka mbetur vetëm tapeti dhe mbulesa e tribunës, në Fier bëhen gati për inaugurimin

Në Fier janë duke ecur me ritme të shpejta punimet që stadiumi të jetë gati sa më shpejt e sidomos në sfidën me Besën e kavajas, një rival për Superioren këtë sezon.

Tashmë në Fier mbetet që të vijë vetëm tapeti i barit dhe të shtrohet, i cili nga momenti që vendoset do 45 ditë që të shkelet në të, si edhe mbulesa e tribunës në stadium. Ndërsa, duhet theksuar se drejtuesit janë duke ndjekur nga afër punimet që po bëhen në impiant.

Ndërkohë, që duhet theksuar se humbja e Lushnjës këtë javë, sigurisht që e mban të ndezur tashmë garën për Superioren, pasi ka edhe ekipe surprizë si Devolli që duan të ngjiten këtë edicion.

E.S./Vipsport.al/