Jupi: Nuk mendoj se gabohet me listën e kombëtares, me Turqinë mund të kthehemi në normalitet

Ish-futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Redi Jupi, ka bindjen se stafi i kombëtares ka dijeni të plotë mbi zgjedhjet që bën dhe se ka ndjekur formën e emrave të veçantë. Sipas tij, është e pamendueshme të arrihet deri aty sa të vihet në dyshim lista e ekipit. Duke folur në “Procesi Sportiv”, Jupi theksoi se ndryshimet bëheshin pasi kishte të rinj që luanin më shumë, ndërsa argumentoi edhe si ishin shanset e kuqezinjve në grup.

“Nuk mund të diskutohet mungesa e një lojtari pa pasur parasysh kush është i ftuar në listë. Një ekip ndërtohet me një grup të caktuar, me një numër të caktuar mbrojtësish, mesfushorësh e sulmuesish. Emri i Sadikut që mungon diskutohet edhe në varësi të emrave të tjerë që janë në listë, kush janë ftuar. Mund të ngrihemi pse nuk është ky apo ai. Por është një punë e madhe për të bërë një listë, duhet të dish formën, gjendjen, ta ndjekësh performancën që ka më ekipin. Nuk mendoj se kanë mangësi në tilla sa të gabojnë në krijimin e listës. Për shemull Kumbulla po luan në formacion në Serinë A. Do të vijë koha që edhe Mavraj të mos jetë më.

Në llogaritë e grupit, vetëm humbja me Turqinë brenda na mungon. Do ta kemi rikuperuar nëse fitojmë jashtë me ta, kthehemi në normalitet me llogaritë tona. Turqia nuk është ekip i pakalueshëm, e kam parë në dy ndeshje, ka disa të rinj, por ama nuk është një skudër në nivelet teknike që të ketë diferenca të mëdha me skuadrën tonë”, tha Jupi. /vipsport.al/