Jonuz: Na ndëshkuan gabimet e portierit dhe arbitrit, urime Shqipërisë për fitoren e madhe

Mirsad Jonuz u shpreh pas ndeshjes kundër Partizanit se humbja e Vllaznisë ishte e pamerituar duke qenë se u bë lojë e barabartë. Ai u ndal edhe te episodet dhe shtoi se arbitri dhe portieri Alen Sherri gabuan.

“Dua të uroj Shqipërinë fillimisht për fitoren e madhe kundër Moldavisë. Së dyti uroj portierin e Partizanit që ishte njeriu i ndeshjes sepse kishim raste me Likën dhe Shtubinën, por fitoi portieri. Ndeshja ishte barazim dhe portieri im sot gaboi 2 herë. Është portier i ri dhe besoj te ky dhe e mbështes. Mbështes të gjithë skuadrën time. Kjo ndeshje ishte barazim. Dua të them për pjesën e parë.

Ndeshja përfundoi por kishte 2-3 gabime nga arbitri por kjo është loja, ishte normale. Këto pikë janë gabim i madh për skuadrën time. Ndryshova 3 lojtarë sepse Gligorov ishte i lodhur dhe nuk luajti. Edhe Shtubina ashtu ishte dhe në fund aktivizova Emersonin. Duhet të vazhdojmë me punën dhe uroj skuadrën time për maksimumin por ky është futboll.

Këto 5 ndeshje janë të vështira, me Bylisin, Tiranën apo të tjerat. Do të shoh gjithçka në skuadrën time, se çfarë kanë nevojë dhe kualitetet e skuadrës. Besoj te këto lojtarë dhe të gjithë do të kenë shans për të luajtur.

Atmosfera dhe presioni i skuadrës? Ndoshta është problem psikologjik për skuadrën me kaq tifozë sepse 60% janë nga Shkodra dhe mund të kenë emocion. Duhet të punoj psikologjikisht me skuadrën dhe është mirë që luajnë para tifozëve. Falënderoj tifozët por këto janë gabime të skuadrës. Në pjesën e dytë u munduam të mbajmë karakterin por humbëm si me Tiranën. E di çfarë nuk shkon por do të shohim”, tha Jonuz.