Jonuz do Kupën: Pse të mos e tentojmë, Vllaznia ka 22 lojtarë!

Vllaznia fitoi 2-0 në sfidën e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Burrelin dhe trajneri Mirsad Jonuzi ka mbetur i kënaqur. Në këtë sfidë, trajneri shkodran u ka dhënë hapësira edhe disa lojtarëve si: Ruqi e Lekaj, por ka provuar që të hedhë në fushën e lojës që nga minuta e parë edhe Ualusmbin, një nga afrimet e bujshme të shkodranëve në këtë merkato.

Në një prononcim që ka dhënë për mediat vendase, Jonuz ka pohuar: “Një hap drejt kualifikimit e kishim hedhur që në ndeshjen e parë, ashtu sikurse në sfidën e sotme u dhashë mundësi edhe Lekajt e Ruqit që të tregojnë vlerat e tyre. Aktivizova edhe Qarrin pasi kam 22 lojtarë gati. Pse të mos e synojmë edhe Kupën e Shqipërisë, sepse tashmë jemi një skuadër me kontigjent të plotë?!”, – tha Jonuz fillimisht.

Vllaznia luan me Kukësi dhe Jonuz ka probleme. “Gligorov nuk është ende gati dhe mund të luajë Ualusimbi. Kukësi është ndryshe dhe çdo rezultat pozitiv do të na bënte punë ndaj tyre”, – tha trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz.

E.S./Vipsport.al/