Janku “kryqëzon” gjykimin e Jorgjit dhe i jep të drejtë Luftëtarit: Rast banal, duhej bërë zëvendësimi

Java e 8 e Kategorisë Superiore solli disa rezultate surprizë, teksa nuk munguan as polemikat dhe rastet ku kërkohet moviola. Ish-gjyqtari ndërkombëtar, Albano Janku u shpreh për emisionin “Pressing” se ka pasur dy raste ku futbollistët kanë merituar të verdhë për stimulime.

Moviola Teuta-Flamurtari
Kishte dy momente që duhen parë. Në minutën e gjashtë kemi Kallakun që pretendon për penallti por ka stimulim të Kallakut dhe Alla duhet të vërshëllente për goditje indirekte dhe karton të verdhë për Kallakun. Ribaj kryen të njëjtin veprim dhe portieri tregohet i zgjuar dhe frenon ndërsa Ribaj rrëzohet. Edhe këtu duhej karton i verdhë për stimulim për Ribajn.

Tirana-Laçi
Arbitronte Beqiri dhe them se është vepruar drejt kur Laçi ka kërkuar penallti sepse Hoxhallari ka ndërhyrë dhe larguar vetëm topin. Nuk ka penallti këtu. Nëse ka ndërhyrë në kofshë është penallti por ai ka goditur topin dhe mendoj se nuk është penallti sepse u largua topi.

Luftëtari-Bylis
Ka gabim të arbitrave sepse ndërrimi duhej bërë. Nëse tabela nuk funksionoi për momentin, quhet banale dhe janë fletët e ndërrimit që i dorëzohen gjyqtarëve të katërt. Nuk kishim pse vinim në këto kushte sepse në skuadrat e moshave nuk ka elektrike.

Ka edhe një moment nga minuta e 27 te Luftëtari për penallti dhe është vendim i drejtë që nuk ka penallti. Ai ka qenë i dyzuar të gjuajë apo pasojë dhe ka humbur ekuilibrin. Ka një gol të anuluar dhe mendoj se është anuluar me të drejtë sepse ka pozicion jashtë loje. /VipSport.al/

more recommended stories