Ish-trajneri i Anglisë për Abramoviç: E ngatërrova me shoferin, donte të blinte një tjetër klub londinez

Sven Goran Erikson, ish-trajneri i Anglisë në vitet 2001-2006, ka rrëfyer së fundmi takimin e parë me Roman Abramoviç. Tekniku tregon se e ngatërroi me shoferin prej veshjes, ndërsa shtoi se ishte ai që e bindi të merrte drejtimin e Çelsit, pasi mandati rus ishte në mëdyshje për Totenhemin.

“ E kam takuar për herë të parë në një kazino në Londër. Ishin tre burra. Njëri prej tyre ishte i veshur shumë mirë, tjetri diçka më pak dhe i fundit mendova se ishte shoferi. Por, ai ishte Roman Abramoviç. Kërkonte të blinte një klub në Moskë, kështu që shkova me të tre ditë në Rusi. I pamë të gjitha klubet dhe i thashë të blinte Dinamon, pasi ata kishin strukturën të ndërtuar shumë mirë. Shkova me pushime por më telefonoi njeriu i tij i djathtë.

Abramoviç kishte ndryshuar mendje dhe kërkonte një klub në Londër. Ishte në mes të Totenhem apo Çelsi. E pyeta se çfarë donte të bënte, dhe asistenti më tha se ai kërkon të fitojë. Atëherë i thashë të merrte Çelsin, pasi aty do t’i duhej të ndryshonte vetëm gjysmën e skuadrës. Ndërsa, te Totenhemi duhej të ndryshonte komplet ekipin”, u shpreh Eriksen.

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al