Ish-mbrojtësi i Kombëtares dhe Partizanit, ndihet nostalgjik, Daiu: Kënaqësi të luash në “Loro Boriçi”

Përparim Daiu ka një karrierë të pasur, si lojtar, por edhe si trajner. Daiu, si lojtar pati edhe kulmin duke luajtur me Besën në elitë, por edhe me Partizanin që në atë periudhë luftonte për titullin kampion.

Pa thënë se veshi edhe bluzën e Kombëtares, e derisa la futbollin ku iu përkushtua trajningut. Drejtoi shumë skuadra në futbollin shqiptar që nga Besa, Kamza, Burreli, Laçi, Shkumbini, Tomori etj.

Ka pak vite që është larg fushave të blerta, apo dhe trajningut, por Daiu nuk rri pa e ndjekur Partizanin, e madje pritet që të jetë në sfidën e kësaj fundjave në Shkodër që sipas tij, është një duel vitrinë për futbollin shqiptar. Daiu ka bërë edhe një postim në profilin e tij zyrtare në “Facebook” dhe kujton me nostalgji periudhën e tij si lojtar në sfidat Partizani-Vllaznia apo anasjellas…