IPKO Superliga / Barazon Drita, Gjilani rikthehet te fitorja, shënojnë dy “ish-ët” e Superiores

Janë zhvilluar sot edhe dy sfida të elitës së futbollit kosovar, ku bie në sy rikthimi te fitorja i skuadrës së Gjilanit që drejtohet nga vlonjati Gentjan Mezani. Dhe ka qenë pikërisht, një nga afrimet e bujshme që kanë bërë gjatë verës “skifterat”, kroati Tomislav Bushiç që i ka dhënë tri pikët skuadrës së Mezanit.

Me këtë fitore, Gjilani ka 18 pikë dhe ndodhet dy pikë poshtë vendit të parë që mbahet aktualisht nga Ballkani me 20 pikë.

Në sfidën tjetër, ajo mes Drenicës dhe Gjilanit, ka rënë në sy barazimi 1-1, ndërkohë që braziliani Gilberto Fortunato që në Superioren tonë është aktivizuar me Tiranën dhe Flamurtarin që ka realizuar për skuadrën e Dritës. Ja rezultat dhe renditja e plotë pas javës së 9.

 

Rezultatet e ndeshjeve të sotme

Drenica – Drita           1-1

Gjilani – Dukagjini      1-0