Intervista për “Vipsport”, Vyent: Te Luftëtari premtoj gola, Shqipëria ka futboll fizik dhe talente

Ka shënuar golin e parë me Luftëtarin në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Turbinës në sfidën e kthimit duke i dhënë një dorë skuadrës gjirokastrite në kualifikimin për më tej. Sulmuesi që afro një muaj më parë firmosi nw Gjirokastër tashmë është duke kapur formën e tij më  të mirë. Angel Vyent tregon se pse zgjodhi Shqipërinë për të vijuar karrierën, synimet që ka me Luftëtarin dhe ato në aspektin personal. Në një intervistë për “Vipsport.al”, Vyent thotë se te Luftëtari e sheh si një trampolinë për karrierën e tij…

-Angel cila ka qenë karriera juaj dhe nga pse zgjodhët Luftëtarin dhe Shqipërinë?

Jam 28 vjeç dhe kam lindur në Roterdam, Holandë, por origjina ime është nga Surinami, një vend i vogël mbi Brazilin. Ishte një koloni holandeze dhe tani është plotësisht e pavarur. Unë zgjedh për Luftëtarin për shkak të një skuadre që njoh nga disa lojtarë që kanë luajtur në Greqi, si dhe shoku im i ekipit Cerezo Hilgen. Luftëtarin na e propozoi menaxheri Bruno Dodi, si një ekip me traditë dhe me synime në elitën e futbollit shqiptar.

-Cilat janë synimet tuaja?

– Synimet e mia tani për tani janë të jap çdo ndeshje 100% për Luftëtarin, të shënoj sa më shumë gola dhe asiste, si dhe të qëndroj me skuadrën në Superiore.

-Keni dëgjuar për Luftëtarin dhe si e shihni këtë eksperiencë në Shqipëri?

Është një hap i mirë për mua përsëri, kështu që përshtypjet e mia janë të mira. Tani që po luaj këtu, di të them që Shqipëria ka lojtarë të rinj të mirë që do të rriten. Unë i shoh në radhët e skuadrës sime, Luftëtari, sepse kemi një skuadër shumë të re dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Në saj të eksperiencës që kam shpresoj t’i ndihmoj dhe t’i japë një ndihmë shokëve dhe ekipit.

-Po futbolli shqiptar si ju duket?

– Është një ligë shumë fizike me shumë lojtarë që luajnë futboll të mirë fizik. Por, fatmirësisht mua më përshtatet sepse më pëlqen futbolli fizik.

Intervistoi: Erjon Saliu/Vipsport.al/