Interi vazhdon të mundet, sot edhe nga ekipi i dështimit të Partizanit dhe yllit të kombëtares Shpresa

Humbje me Barcelonën, humbje me Juventusin dhe tashmë humbje edhe me Pro Patrian. Ky është bilanci i pak më shumë se një jave te Interi, i cili ka kaluar nga euforia në një moment aspak të mirë.

Për skuadrën e Kontes, këtë radhë shërbente si justifikim fakti se mungonin 15 futbollistët e grumbulluar me kombëtaret, por bilanci 3-2 ndaj një skuadre të Serisë C tregon se ekipi ka ende punë për të bërë në shumë drejtime. Dimarko dhe Politano ishin autorët e golave për skuadrën zikaltër, e cila e ka përdorur këtë test për të verifikuar gjendjen e disa lojtarëve që kanë kontribuar më pak këto javë.

Në radhët e Pro Patrias aktivizohej Luka Bertoni, mesfushor i cili dy sezone më parë kaloi një periudhë të shkurtër në radhët e Partizanit pa lënë shumë gjurmë. Ndërkohë, mungonte Aristidi Kolaj, mesfushori i kombëtares Shpresa i cili është huazuar nga Sasuolo te ky klub, pasi është nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi këto ditë. /vipsport.al/

 

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan