Interi dhe Milani vendosin për stadiumin e ri, dy skuadrat drejt “La Cattedrale”

Interi dhe Milani po bashkëpunojnë në lidhje me stadiumin e ri që do të ndërtohet në Milano dhe do të zërë vendin e “San Siros”. Të dyja skuadrat, kanë prezantuar projektet e tyre dhe kanë vendosur që me një votim publik, të zgjidhet edhe stadiumi fitues, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Projekti i stadiumit të prezantuar nga Interi, duket se ka bindur edhe kuqezinjtë duke qenë se dy klubet po mendojnë të zgjedhin stadiumin e kompanisë Populous, “La Cattedral”. Stadiumi i prezantuar nga Interit, ka një fasadë xhami ku edhe do të ngjyroset nga dritat zikaltër dhe kuqezi sa herë që dy skuadrat luajnë në mbrëmje.

E veçanta lidhet me një pjesë të jashtme të stadiumit, aty ku në ndeshjet e Milanit do të shfaqet simboli i djallit, teksa në ndeshjet e Interit, stadiumi do të ketë simbolin e gjarprit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/