Ikardi:Nuk isha në maksimum por makina ka startuar sërish, Interit i uroj gjithë të mirat

Mauro Ikardi ka filluar të ambientohet me skuadrën e re, ndërsa kanë ardhur edhe golat e parë me fallin e parisienëve. Megjithatë, argjentinasi e pranon se ka ende për të punuar edhe pse makina është nisur sërish pas episodeve në sezonin e kaluar. Sulmuesi i pyetur edhe rreth Interit është shprehur se zikaltërve i uron gjithë të mirat.

“ Makina ka startuar sërish, edhe pse duhet të vazhdoj e të punoj sepse kisha një verë të komplikuar dhe nuk isha në 100% kur erdha te Parisi. Nëse përballesha me Interin në raundin pasardhës të Champions League, do ta përjetoja në mënyrë shumë të mirë.

Nëse më takonte mua të zbrisja në fushë, atëherë si profesionist do të jepja maksimumin për fanellën e re. Interit mund t’i uroj gjithë më të mirat. Viti i duhur për titullin kampion në Itali? Atje është një trajner që do vetëm të fitojë, po ashtu të njëjtin objektiv kanë edhe lojtarët”, u shpreh Ikardi.