Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe nis me rinovime, blindon një nga yjet e skuadrës

Igli Tare ka nisur nga puna për forcimin e skuadrës dhe synon që të rikthejë me çdo kusht ekipin në Ligën e Kampionëve. Pas një thatësie të gjatë në këtë kompeticion, tifozët kanë humbur besimin dhe kritikat karshi drejtuesve janë të shumta.

Ndërkohë, Tare duket se ka arritur të bindë një nga yjet e skuadrës për të rinovuar dhe bëhet fjalë për Luiz Felipen. Mbrojtësi brazilian është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm për bardheklatërit dhe drejtuesit nuk preferojnë ta largojnë, duke i ofruar një zgjatje të kontratës.

Palët kanë rënë dakord dhe Felipe do të rinovojë deri në vitin 2024 ndërkohë që kontrata aktuale skadon në vitin 2022. Ndërkohë, ka rinovuar me Lacion edhe Kaisedo teksa drejt rinovimit është edhe Korrea. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan