Ideja për të grumbulluar De Rosin dhe Bufon në Europian, Mançini zbulon planin

Xhanluixhi Bufon dhe Daniele De Rosi janë padyshim dy legjenda të Kombëtares së Italisë. Dy futbollistë që i kanë dhënë shumë ‘axurrëve’, ndërsa janë edhe dy lojtarët e vetëm aktiv prej asaj Kupe Bote të fituar në vitin 2006 ndaj Francës. Së fundmi ka nisur të qarkullojë edhe ideja për t’i grumbulluar portierin dhe mesfushorin në Europian.

Një ide e cila është hedhur në tavolinë nga as më pas e as më shumë se presidenti i Federatës, Gravina. Mirëpo, këtë e ka në dorë tekniku Roberto Mançini, i cili e ka kaluar me humor duke thënë se nuk do t’i grumbulloj për në Euro 2020, por për në Botëror. “ Nuk kemi asnjë objektiv minimal në Europian, duhet të nisim rrugëtimin për t’i shkuar deri në fund. Projekti jonë është ta çojmë Kombëtaren atje ku e meriton, sepse Italia ka fituar katër Botërorë dhe nuk fiton një Europian prej më shumë se 50 viteve dhe tani duhet të mendojmë për këtë.

De Rosi dhe Bufon në Europian? Ishte një ide e presidentit, i cili ra dakord me mua se janë të vetmit veteranë të mbetur nga Kupa e Botës në 2006 që ende luajnë. Por me ne në Europian? Jo, mendoj më mirë për në Kupën e Botës”, u shpreh me shaka Mançini.

/Egi Çabeli-VipSport.al/