Ibrahimoviç akuzon trajnerin e Suedisë për racizëm: Shkatërroi çfarë u ndërtua për 20 vite

Shpërthejnë polemika të rënda në Suedi rreth ekipit kombëtar dhe ai që i krijon është i zakonshmi Zlatan Ibrahimoviç, edhe pse nuk vesh fanellën e përfaqësueses që nga viti 2016. Sulmuesi suedez akuzoi trajnerin Jan Anderson se ka bërë zgjedhje të cilat bazohen mbi origjinën, duke mos përfshirë fëmijët e emigrantëve.

“Grumbullimi i parë, çfarë ndodhi? Sa lojtarë përfshiu me origjinë nga vende të tjera? Asnjë. E pyetën dhe u ankuan. Pastaj thërriti disa me origjinë nga vende të tjera për të qenë politikisht korrekt”, ishin fjalët e Ibrahimoviç. Sulmuesi akuzoi trajnerin se kishte prishur “atë që ndërtova në 20 vite” duke thënë se përfaqësuesja kishte treguar më së miri Suedinë, e cila është një vend multietnik me 20% të popullsisë me origjinë nga vende të terja.

Sipas Ibrahimoviç, ishte e padrejtë që t’u jepej mundësia veteranëve si Berg e Grankvist e jo të rinjve, vetëm sepse ishin me origjina nga vende të terja. Deklaratat kanë tensionuar atmosferën dhe i pari që reagoi ishte vetë trajneri Anderson.

“Më trishtoi dhe më zhgënjeu shumë që një lojtar i vjetër i kombëtares e thotë këtë. Më dhembën shumë ato fjalë. Nuk ka asnjë gjë të vërtetë në ato fjalë, nuk shoh origjinën e lojtarëve”, tha trajneri i cili deklaroi se kishte 3 vite që nuk komunikonte me Ibrahimoviç. Në krah të tij kanë dalë edhe lojtarë si Kuaison, i cili ka të ëmën me origjinë nga Gana.

Por Abe Khalil, futbollisti i cili luante me U21 të Suedisë kur fituan Europianin e kësaj grupmoshe në vitin 2015, mbështet idenë e Ibrahiomoviç. “Kam folur me shumë lojtarë të kombëtares dhe të gjithë janë të një mendimi që Zlatan ka të drejtë”, tha futbollisti i Kasëmpasha në Turqi. Ai argumento se ishte e çuditshme që trajneri nuk e kishte telefonuar asnjëherë apo grumbulluar, duke llogaritur se luante prej shumë vitesh në kampionatin turk që është më cilësor se ai suedez. /vipsport.al/