I dëshiruar nga Shqipëria dhe Kosova, sulmuesi shqiptar bëhet pjesë e të rinjve të Gjermanisë

Mërgim Berisha është një sulmues shqiptar për të cilin interes të lartë ka pasur edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Të dyja federatat kanë pasur dëshirën ta kenë pjesë të tyren.

Mirëpo, lojtari gjithnjë nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare, duke lënë të hapura mundësitë. Kjo edhe sepse, ëndrra e tij është të aktivizohet me Gjermaninë. Së fundmi, 21-vjeçari ka marrë ftesën e Gjermanisë U 21.

Sulmuesi i cili është në pronësinë e Salzburg, por aktivizohet me skuadrën e Altak në Austri, duket se me paraqitjet e tij ka fituar vëmendjen e Gjermanisë, e cila e ka grumbulluar për dy ndeshjet e radhës ndaj Spanjës dhe Bosnjes. Kështu, futbollisti tashmë duket se e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij, edhe pse ka ende mundësinë e përzgjedhjes. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan