Humbja në Devoll, Lushnja përgatit shkresë në FSHF kundër gjykimit

Lushnja pësoi humbjen e parë në Devoll dhe drejtuesit e skuadrës lagunare pritet që të bëjnë shkresë zyrtare në FSHF. Sipas tyre po përgatiten provat por edhe pamjet filmike të sfidës së javës së shkuar, ku lagunarët u mundën dhe kontestuan gjykimin e kryesorit Muska.

Lushnja, aktualisht ka 9 pikë, por gara për kreun me disfatën e lagunarëve në Devoll është bërë e ashpër. Janë këta të fundit që ngjiten në krye, ashtu sikurse edhe Besa e Apolonia si kandidate që në verë, pa hartuar edhe Pogradecin, apo ekipe të tjera që e duan elitën.

Megjithatë, në garën e fortë që ekziston në grupin b, ato skuadra që do të dinë të jenë të forta dhe të marrin pikë në ndeshjet me rivalët do të jenë  më afër objektivit madhor.

E.S./Vipsport.al/