Historike! Goli i Trashit vendos rekordin e ri të përfaqësueses shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vendosur sot një rekord të ri sa u përket eliminatoreve në Kampionate Botëror apo Europian. Me tre gola që në psejën e parë, kuqezinjtë kanë hipotekuar suksesin ndaj Moldavisë, por njëkohësisht kanë vendosur edhe një shifër të re sa u përket golave të shënuar në një edicion.

Kështu, goli i Lorenc Trashit në minutën e 40 ishte i 13-ti në një eliminatore për kuqezinjtë, si asnjëherë më parë në historinë e saj. Rekordi i mëparshëm ishte ai i eliminatoreve të Europianit të vitit 2008, kur Shqipëria e drejtuar nga Oto Bariç mbylli edicionin me 12 gola të shënuar në bilancin e saj pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

Tashmë, me 13 gola në vetëm 8 ndeshje, ky rekord është lënë pas dhe mundet vetëm të përmirësohet në vijim, duke llogaritur që kemi edhe dy sfida të tjera për të luajtur, ku njëra është ndaj Andorrës e cila është mëse e përballueshme nga përfaqësuesja shqiptare. /vipsport.al/