Harrojini eksperimentet, Reja: Nuk dëshiroj të ndryshoj formacion. Nëse nuk bie tërmet, kemi objektiv

Trajneri i përfaqësues shqiptare, Edi Reja, në konferencën e sotme për shtyp, ka theksuar se do të përpiqej që të konfirmonte të njëjtin formacion për ndeshjen kundër Moldavisë, nëse do të rikuperonte fizikisht të gjithë futbollistët që luajtën ndaj Turqisë, tekniku tha se ekipi kishte detyrim që skuadra të luante mirë në këto ndeshje të mbetura, pasi tani ekipi ka një objektiv të ri për renditjen.

“Ishim mërzitur për rezultatin, jo për ndeshjen që zhvilluam. Rezultatet do të vijnë. Nuk përfundon futbolli në Turqi, futbolli për Shqipërinë vazhdon. Duhet të vazhdojmë me këtë intensitet, presim përmirësime nga skuadra, kemi bërë disa gabime që duhen rregulluar nga kjo pikëpamje.

Tani na duhet pak kohë, kemi 24 orë për të vendosur, unë si tip nuk ndryshoj shumë, do të doja të mbaja grupin por nëse ka ndonjë më të lodhur, sidomos të krahëve që kanë harxhuar energji, edhe në mesfushë, do ndërrohen. Por nuk kam ndër mend të bëj shumë ndryshime, do të mbaj pak a shumë të njëjtin ekip nëse është mundësia, por nëse rikuperojnë të gjithë nuk do të ndryshoj asgjë.

Nuk kemi nënvlerësuar asnjëherë askënd, e dimë që rreziku kryesor është mentaliteti që krijuam se nuk është e lehtë. Moldavia në Elbasan na vuri në vështirësi, janë një skuadër e mirë dhe me çudit që janë në fund, se në atje u mundua të luante topin e na krijoi vështirësi. Ndaj zbritet në fushë me dëshirë si të jetë një skuadër e një niveli të lartë se ky duhet të jetë mentaliteti në çdo ndeshje.

Ajo që na intereson më shumë është të vazhdojmë të bëjmë paraqitjet e fundit, duke e ditur që këtu nuk është e lehtë të luash se e thashë që ndeshja që fituam në Shqipëri tregoi aftësitë e këtij kundërshtari  dhe ishte e ëvshtirë të fitonim. Lojtarët e dinë që duhet të përfaqësojnë ekipin në mënyrën më të mrië. Ne duam të fitojmë, kush nuk e bën këtë? Duhet të shohim me vëmendje Moldavinë dhe të mundohemi të përmirësojmë paraqitjet.

E ardhmja? Të mundohemi të mbyllim në mënyrën sa më të mirë këtë cikël, dua të vazhdoj në të ardhmen por nuk varet nga unë. Të shohim ndeshjet e mbetura dhe çfarë lloj klasifikimi kemi në këtë aspekt, pastaj do të ulemi,. Por këtë pyetje mos ma bëni mua, por presidentit nëse është i kënaqur. Mua do të më pëlqente të qëndroja se skuadra më dha përgjigje dhe mua më simulon në mënyrë të veçantë. Nuk është e thjeshtë të arrish gjithmonë rezultate por mendoj se skuadra ka arritur një mentalitet të mirë dhe ka një gjendje të mirë.

Altman? Është e vështirë të përballesh me një trajner si unë, por ai ka një aftësi të madhe si mund të kem unë. Di që përgatit ndeshjen në mënyrën më të mirë, nëse jemi ende këtu, do të thotë që kemi bërë gjëra interesante, se përndryshe nuk interesohen kombëtaret për ne. Ai e di që studion mirë skuadrat kundërshtare, do të mundohet të ngrejë ndonjë kurth dhe e rëndësishme është të mos biem brenda.

Ne kemi një objektiv, por nëse nuk ndodh ndonjë tërmet nuk do të jetë e  lehtë të arrijmë vendin e e  dytë, por kemi detyrim që ta provojmë. Kemi detyrim që të arrijmë vendin e tretë, për të kaluar Islandën me të cilën edhe në nëse arrijmë barazim, kemi avantazhin e golave. Por për këtë, prej këtu e deri në fund për ta arritur duhet të bëjmë paraqitje të mëdha”, tha Reja. /vipsport.al/