Habit Sadedini pas humbjes: S’kam ultimatum nga Idrizi, Flamurtari meriton më shumë!

Pas ndeshjes në “Elbasan Arena”, ka folur edhe trajneri i Flamurtarit Dritan Sadedini, i cili edhe pas javës së tetë nuk e ka provuar shijen e fitores në kampionat me Flamurtarin. Mjaft i mërzitur dhe i dëshpëruar, trajneri Sadedini ka pohuar: “Luajtëm si të barabartë, por më vjen keq që rezultoi shkoi ashtu. E mbyllëm pjesën e parë në barazim, ndoshta me shanse më shuam për ne. Ky është futbolli. S’mjafton loja. Ne erdhëm të luajmë mirë, të marrim pikët, por fati nuk ishte me ne”.

Skuadra

Sadedini shtoi se skuadrës i ka munguar edhe fati. “Ne i kemi nisur përgatitjet me shumë vonesë dhe un kam besuar se me punë dhe me grupin e djemve që kam do të bënim diçka. Djemtë po japin shpirtin, por në disa ndeshje si kio e sotmja na ka munguar edhe fati. Në futboll edhe lodhja bën të vetën. Të mos harrojmë se nuk mund të marrin ngarkesa të mëdha në mes të garës, besoj se këtë po vuajmë”.

Objektivat

Në Vlorë ka pasur një ultimatum për 6 pikë në dy ndeshje. Por vlonjatët u mundën në ndeshjen e parë. “Nuk ka lidhje fare Flamurtari apo Sadedini me ultimatumet e mediave. Unë bëj punën dhe përgatis djemtë që të japim më të mirën në fushë. Nuk e mbajmë mendjen te fjalët. Unë jam te Flamurtari që të punoj dhe të rris ekipin në rendiment. Pastaj e di klubi për të tjerat. Përpiqemi që të punojmë dhe presidenti gjithashtu të na e bëj më të lehtë punën. Deri më tani kemi pasur bashkëpunim. Ne kemi humbur në shumë ndeshje me rezulto të ngushtë, na ka munguar fati, nuk është se Flamurtari s’ka prodhuar lojë. Kam besim se Flamurtari shumë shpejt do të ndryshojë…”.

Sukaj

Sukaj nuk ishte në formë për të përballuar 90-të minutat dhe Sadedini në fund shtoi se: “Është e drejtë që Sukaj nuk është në formën e  tij më të mirë. Por, ne atë kemi dhe mundohemi që ta shfrytëzojmë sa më shumë, qoftë edhe me ndonjë veprim apo lëvizje. Flamurtari apo dhe unë i kemi sytë tek ai. Sepse nuk është vetëm Sukaj, unë e thash edhe më lartë, që thuajse të gjithë lojtarët kanë probleme fizike për shkak të nisjes së përgatitjeve me vonesë”.

E.Saliu/Vipsport.al/