Grezda rikthehet më në fund si protagonist, arrin të shënojë gol pas disa muajsh pritje

Eros Grezda natyrisht po kalon një moment shumë të vështirë në kampionatin skocez me skuadrën e Rejnxhërsit, teksa prej kohësh aktivizohet me skuadrën e dytë. Ndërkohë, gjërat mund të shkonin edhe më keq për të sepse pështyu një kundërshtar por klubi e fali pas dëgjoi të vërtetën nga sulmuesi i Kombëtares.

Sot, Grezda është kthyer në protagonist te skuadra e tij duke shënuar gol me të rinjtë e Rejnxhërsit. Kur rezultati ishte 1-0, ai arriti të barazonte rezultatin në 1-1 por ky gol nuk ka mjaftuar për skuadrën e tij. Adërsfilldi ka shënuar edhe 4 gola të tjerë duke fituar me rezultatin e thellë 5-1, por me rëndësi është fakti që Grezda u rikthye te goli.

Ndërkohë, ai shpreson që të rifitojë besimin e Xherard dhe të arrijë një formë të mirë deri në janar kur edhe mund të provojë një aventurë të re, apo pse jo të rikthehet në Kombëtare në muajin nëntor për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/