Gjimshiti: Do na mungojë kapiteni, vetëbesimin te Atalanta dua ta përcjell në Kombëtare

Në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Turqisë më datë 11 tetor, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti është shprehur i vjen keq për dëmtimin e Hysajt dhe shkodrani do t’i mungojë pasi është kapiteni. Ndërkohë, theksoi se vetëbesimin dhe eksperiencën e fituar me Atalantën ta përcjelli në Kombëtare.

“Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë. Besoj se në ndeshjen e parë këtu kemi luajtur mirë, por do shkojmë atje të japim maksimumin. Për Hysajn më vjen keq, është i nevojshëm për ne . Është dhe kapiteni dhe do të na mungojë. Jam më shumë se pesë viteve që jam këtu, kam pasur edhe unë eksperienca të këqija. Do të mungojë eksperienca e të tjerëve. Do të marr përgjegjësi më të madhe.

U pa edhe në ndeshjen e fundit se në Kombëtare ka ndryshuar diçka. Jemi më të sigurt, mendoj se jemi mirë me sistemin e ri të trajnerit Reja. Mund të them që është një moment i bukur me Atalantën dhe fiton më shumë vetëbesim. Shpresoj që eksperiencën dhe vetëbesimin te Atalanta ta përcjell në Kombëtare”, u shpreh Gjimshiti.