

Futbolli shqiptar është në zi teksa ka humbur një nga njerëzit që i kanë dhuruar më shumë atij. Bëhet fjalë për legjendën e futbollit, Miço Papadhopuli, ish-futbollist i Partizanit dhe Kombëtares.
Papadhopuli është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 86-vjeçare. Papadhopuli mbante titullin Prof. Doktor, ndërsa nga viti 1997 deri në vitin 2002 ka qenë president i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa prej vitit 2002 mbante titullin President Nderi i FSHF.
Papadhopuli ka qenë ndër futbollistët më të spikatur të viteve 1950-1960 teksa si pjesë e Partizanit është shpallur gjashtë herë kampion i Shqipërisë. Papadhopuli është vlerësuar edhe me titujt Mjeshtër i Madh dhe Mjeshtër i merituar sporti.
/Egi Çabeli-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Rama: Vjet nuk ishte faji i lojtarëve por i stafit. Vllaznia nuk është për notën 10
Olsi Rama ka preferuar të mos.
Në Maqedoni e bëjnë të sigurt, Ferhan Hasani tani është “dem i kuq”
Ferhan Hasani do të zbarkojë shumë.
VIDEO / Penallti perfekte nga mesfushori i Kombëtares, në fund feston me gol edhe Olajinka
Forma e dobët që po kalon.
Leave a Comment