Frikë nga dëmtimet e lojtarëve, s’ka miqësore për Teutën

Teuta ka zgjedhur që këtë periudhë ndërprerje të kampionatit ta shfrytëzojë për rikuperimin e  atyre lojtarëve që kanë problem të lehta siç është rasti i Vilës, apo dhe Teodorovskin që rikthehet nga mungesa njëjavore e pezullimit.

Ndonëse skuadrat e tjera të elitës kanë planifikuar të luajnë takime miqësore me skuadra të së Parës dhe elitës, nuk ndodh kështu me durrsakët të cilët kanë zgjedhur që të kenë një tjetër program.

Kështu, trajneri Blendi Shkëmbi ka programuar që të zhvillojë stërvitje sipas një program enkas, duke pritur kështu ndeshjen e radhës me Flamurtarin në qetësi dhe duke iu shmangur ndonjë dëmtimi të mundshëm të lojtarëve titullarë.

E.S./Vipsport.al/