FOTO / “Zeqir Ymeri” i kthyer në kantier, ja situata në impiantin e Kukësit

Skuadra e Kukësit nuk është në rrugë të mbarë, por drejtuesit e klubit, krahas synimeve madhore që kanë për titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë janë të përqendruar edhe te impianti.

Kukësi pritet që të ketë pas disa muajve një nga stadiumet më modern në vendin tonë, pasi aty do të zhvillohen jo vetëm ndeshje ndërkombëtare, por do të luajë edhe Kombëtarja jonë.

Por, nga ajo që vihet re është se punimet aty ecin me ritme të shpejta, ndërsa punohet pa pushim. Në kantierin e qytetit verilindor, punimet kanë avancuar, ndonëse kanë vetëm pak muaj që kanë nisur dhe nëse vijohet kështu nuk është çudi që stadiumi të përfundojë edhe para aftit.

Aktualisht, shkallët ballore kanë përfunduar si karabina, ndërkohë që po vijohet me shkallët e tribunës kryesore.

Pamjen e vërtetë, impianti pritet që ta ketë pas një ose dy muaji, kur të jetë edhe më i plotë, kjo edhe në varësi të kohës…

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan