FOTO / Turqi-Shqipëri, në fushë luajnë 126 milionë euro. Kuqezinjtë kanë lojtarin më të shtrenjtë

Turqia dhe Shqipëria zbresin në fushën e lojës në “Ulker Stadium” në një duel që në letër sheh favoritë vendasit, të cilët vlerësohen si një ekip më i mirë edhe nga përbërja që do të hedhin nga minuta e parë në fushë dy trajnerët, Senjol Gynesh dhe Edi Reja.

Duke marrë për bazë formacionet e mundshme që pritet të zbresin në fushë, rezulton se Gynesh do aktivizojë një 11-she që kushton 91,75 milionë euro, ndërsa kuqezinjtë paraqiten në fushë me një skuadër ku vlera e përgjithshme është 35 milionë euro. Kjo, sipas vlerësimeve të portalit të njohur për merkaton e futbollistëve, “Transfermarkt”.

Në radhët e vendasve, Hakan Çalhanollu është lojtari më i kushtueshëm sipas portalit në fjalë, me futbollistin e Milanit që vlerësohet 18 milionë euro. Më pas është Çelik i cili vlen 17 milionë euro, ndërsa Demiral e Tosun nga 15 milionë euro.

Shqipëria nga ana e saj, ka si lojtarin më të vlefshëm në rreshtim Thomas Strakoshën, i cili sipas “Transfermarkt” vlen 20 milionë euro dhe është në teori futbollisti më i kushtueshëm mes dy 11-sheve që do të zbresin në fushën e lojës nga minuta e pare. Më pas e ka radhën një tjetër futbollist që aktivizohet në Itali, Berat Gjimshiti, i cili kushton 7,5 milionë euro.

Në podium është edhe Rei Manaj, vlera e të cilit përllogaritet 1,5 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve të rreshtimit të mundshëm kuqezi kushtojnë 1 milionë euro apo më pak, për të mbërritur deri te Sokol Çikalleshi. Sulmuesi më në formë i përfaqësueses, është ai që teorikisht ka vlerën më të ulët mes titullarëve sipas portalit të njohur, vetëm 500 mijë euro. /E.Kuka/vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan