FOTO / Tifozë të Shqipërisë dhe Kosovës përkrah, “Elbasan Arena” përgatitet për duelin e Shpresave

Dueli i sotëm me Shqipërisë dhe Kosovës për U21 ka parë të bëhen bashkë përsëri në një stadium tifozeritë e dy përfaqësueseve. Dikur ata së bashku festonin për ngjyrat kuqezi, ndërsa sot, një pjesë e tyre vazhdojnë të bëjnë tifo për Kosovën në ndeshjet zyrtare, sigurisht pa e hequr Shqipërinë nga zemra.

Ndaj sot në tribunën e “Elbasan Arena” ku luhet dueli, janë shfaqur si shumë fanella kuqezi, ashtu edhe ato të verdha apo blu të Kosovës. Shumë tifozë kishin ardhur për të ndjekur këtë ndeshje të “Kuqezinjve” ndaj “Dardanëve”, duke krijuar një dekor shumëngjyrësh.

Ashtu siç është normale dhe e kuptueshme tifozeritë kanë qëndruar përkrah njëra-tjetrës në të njëjtat tribuna, jo duke u ndarë në tribuna të ndryshme. /vipsport.al/