FOTO / Të pandalshëm në stadium, “Tifozat kuq e Zi” me mesazh tallës për drejtuesin e FSHF

“Futbolli nuk është për hallexhinj”. Kjo batutë e lëshuar gjatë një emisioni televiziv për të justifikuar çmimet e larta të biletave në stadiume nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, nuk do të harrohet lehtë nga tifozët e përfaqësuese shqiptare, të cilët edhe nga Moldavia e largët e kanë “përshëndetur” atë në mënyrën e tyre.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë qenë të pandalshëm edhe sot, pasi kishin udhëtuar të shumtë drejt Moldavisë ku kanë mbështetur kuqezinjtë e janë argëtuar në këtë sfidë duke e parë Shqipërinë të shënonte 4 gola. Por ata nuk kanë harruar edhe deklaratën e Dervishajt dhe në shkallaret e stadiumit në Kishinjev, kanë shpalosur një parullë për të.

“Hallexhinjtë” ishte mesazhi i qartë, i postuar edhe në rrjetet sociale në faqen e këtij tifogrupi, me një mbishkrim po aq ironik: “Të fala”. /vipsport.al/