FOTO / Surpriza në rreshtimin e Kosovës, Shaland mendon eksperimente

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, po mendon që të bëjë dy eksperimente në ndeshjen kundër Malit të Zi, në kërkim të fitores. Tekniku ka provuar diccka të re për këtë sfidë dhe shpreson që ajo të ndihmojë të marrë fitoren që i nevojitet për të mbajtur në garë skuadrën për kualifikimin direkt në Europian.

Sipas SuperSport, trajneri ka menduar që të bëjë surpriza në mesfushë. Valon Berisha pritet që të luajë përsëri para mbrojtjes, sicc u provua ndaj Gjibraltarit, me Herolind Shalën që do të jetë përkrah tij.

Ndërkohë, Rashica do të zhvendoset në krahun e majtë dhe jo djathtas ku është mësuar të luajë zakonisht, kurse vendin e tij atje do ta zërë Hadërgjonaj, i avancuar nga linja e mbrojtjes ku për të nuk ka hapësirë pasi në fushë do të jetë një katërshe e konsoliduar.

Eksperimenti me Rashicën majtas është përdorur edhe më parë, me Zhegrovën i cili luajti në krahun  e kundërt, por risi përbën fakti se Shaland po mendon të aktivizojë aty Hadërgjonajn, i cili është një mbrojtës i mirëfilltë në klubin e tij. /vipsport.al/