FOTO/ Risi për stadiumet shqiptare, Partizani nis punimet për sektorin e Ultras Guerrils

Klubi i Partizanit po vazhdon punimet për stadiumin e saj, i cili do të jetë në periferi të Tiranës, në afërsi të Tufinës. Të kuqtë pritet të kenë shtëpinë e tyre në sezonin e ardhshëm, për t’i dhënë fund ‘emigrimit’ për disa ndeshje në Elbasan Arena, dhe më pas zhvendosjes në stadiumin e rivalëve të Tiranës.

Punimet duket se po ecin me ritme të larta, dhe deri më tani kanë marrë formë tribuna karshi dhe ajo kryesore.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të klubit është njoftuar se shumë shpejt do të nisë puna për të ngritur edhe tribunën prapa porte, një sektor i cili do të jetë i dedikuar totalisht për grupimin ‘Ultras Guerrils’. Deri më tani kanë marrë formë tribuna karshi dhe ajo kryesore.