FOTO/ Mesazhi filozofik i Ngo: Gjërat kanë vlerë në vendin e duhur, mos qëndro aty ku nuk të vlerësojnë

Majkëll Ngo nuk po kalon një moment të mirë te Tirana dhe së fundmi, shënoi një autogol kundër Flamurtarit, që i kushtoi edhe barazim Tiranës. Sulmuesi anglez, po kritikohet shumë në kohët e fundit dhe janë vënë në dyshim edhe aftësitë e tij.

Në një postim në “Insta Story”, Ngo ka publikuar një histori mjaft të veçantë që lidhet me vlerësimin që i bëhet gjërave me vlerë. Në histori, thuhet se nuk duhet qëndruar aty ku nuk vlerësohesh por duhet të shkosh diku ku realisht të vlerësojnë.

Historia e publikuar nga Ngo:

“Një baba, para se të vdiste i tha djalit të tij: “Këtë orë ma ka dhënë gjyshi jot dhe është më e vjetër se 200-vjeçare. Para se të ta jap ty, shko te dyqani i orëve në rrugën e parë dhe tregoi që do ta shesësh dhe shih sa do të të ofrojë”. Ai shkoi dhe më pas u kthye te babai: “Më ofroi 5 dollarë sepse është e vjetër”. Ai i tha: “Shko te lokali”. Ai shkoi dhe u kthye e tha që i ofroi 5 dollarë. “Shko në muze dhe tregoja orën”. Ai shkoi dhe u kthye sërish te babai dhe i tha: “Më ofruan 1 milionë dollarë për këtë”. Atëherë, babai i tha: Dua të të tregoj se gjërat e duhura vlerësohen në vendin e duhur. Mos qëndro në vendin e gabuar dhe të mërzitesh pse nuk vlerësohesh. Ata që të dinë vlerën ty, janë ata që të vlerësojnë ty. Mos qëndro askund ku nuk të vlerësojnë”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/