

Pas disa viteve në “Elbasan Arena” e “Selman Stërmasi”, Partizani më në fund do të ketë shtëpinë e vet duke qenë se në kompleksin e ri, punimet po ecin me ritme të shpejta. Makineritë e rënda dhe punëtorët, kanë arritur që t’i japin formën e duhur stadiumit, ku janë ndërtuar tashmë tribuna karshi dhe ajo kryesore.
Në faqen zyrtare të klubit, Partizani ka publikuar foto nga kompleksi ku shihet qartë që punimet vazhdojnë. Vetë presidenti Gazment Demi, por edhe drejtori Olsi Rama kanë premtuar se punimet do të përfundojnë së shpejti ndërkohë që pritet që sezonin e ardhshëm, me shumë gjasa të kuqtë të luajnë në shtëpinë e tyre.
Ndërkohë, së shpejti do të nisin punimet edhe për tribunën pas porte e cila do të jetë e dedikuar për “Ultras Guerrils”. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë klubi. “Së shpejti fillon edhe tribuna “ultras” pas portës”, shkruhej në njoftim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Nga kuqezi në kuqeblu, edhe Shpëtim Gjika dorëzohet: Vllaznia kampion!
Nga sot duket se Vllaznia ka.
Sfidë e re për mesfushorin kuqezi, “luftëtari” prezantohet te skuadra e re
“Një luftëtar i ri”. Kështu e.
E kërkonte presidenti amerikan, Tare thumbon Romën: Jam te klubi i parë i kyeqytetit
Kur Dan Friedkin mori drejtimin e.
Leave a Comment