FOTO/ Futbollistët shqiptarë me kartonë mbi 1 milionë euro, shumë prej tyre “të harruar”

Në merkaton e verës, janë të shumtë futbollistët shqiptarë që ndërrojnë skuadrat e tyre teksa shumë prej tyre, kanë karton me vlera të konsiderueshme. Ndërkohë, sipas vlerave të publikuara nga “transfermarkt”, janë plot 17 futbollistë shqiptarë, vlera e të cilëve kap vlerën e 1 milionë eurove ndërkohë që më i shtrenjti mbetet Strakosha, me vlerë 20 milionë euro.

Janë 5 futbollistë shqiptarë, vlera e të cilëve është 1 milionë euro ndërkohë që 12 të tjerë e kanë vlerën e kartonit më të lartë. Ajo që bie në sy, është fakti se shumë futbollistë me këtë vlerë kartoni, janë “harruar” nga Kombëtarja dhe nuk ka pasur një grumbullim prej kohësh. Loret Sadiku, Kamer Qaka, Azdren Llullaku, Eros Grezda janë disa nga futbollistët që nuk janë grumbulluar nga Panuçi apo Reja, teksa edhe Xhaka me vlerë 2.5 milionë euro, ishte në listën shtesë në ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, të shumtë janë futbollistët që janë titullarë me Rejën, por që vlerën e tyre e kanë më pak se 1 milionë euro si Balaj, Cikalleshi, Roshi apo Memushaj e Veseli. Ndërkaq, megjithëse të rinj në moshë dhe të rëndësishëm me skuadrat e tyre, kartoni Ramadanit dhe Latifit nuk i kalon 350 mijë eurot. /Erjon Allaraj-VipSport.al/