

Java e fundit e Serisë A italiane, ishte një javë mjaft pozitive për mbrojtësin 19-vjeçar të Kombëtares, Marash Kumbulla i cili pas paraqitjeve mjaft të mira, arriti të shënonte edhe golin e tij të parë në Itali. Kumbulla është kthyer në një nga më të rëndësishmit e skuadrës dhe kjo vihet re edhe nga besimi që trajneri ka krijuar.
Ndërkohë, në Itali kanë votuar edhe për më të mirët dhe më të dobëtit e Helas Veronës dhe në 3 më të mirët, dy janë shqiptarë. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani janë dy mbrojtësit që po bëjnë një punë mjaft të mirë, ndërkohë që më i mirë se ta është vetëm Veloso.
Më të mirët: “Marash Kumbulla 6.5 – Mbrojtësi i vitit 2000 ka personalitet dhe njeh pozicionin e tij. Një gol nga një aset që ka dalë nga të rinjtë.
Amir Rrahmani 6.36 – Një tjetër qendërmbrojtës i afruar këtë verë nga Dinamo Zagreb dhe që e ka gjetur veten e tij që nga momenti i parë në skuadër”, shkruhej në vlerësimin për dy futbollistët. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Peposhi: Partizani e di kush është Bylisi, na bën punë vetëm fitorja
Ardit Peposhi ka folur për “Rtshsport”.
Marantas kërkon fitoren: Nga suksesi me Vllazninë nis ngjitja e Luftëtarit
E mori drejtimin e skuadrës së.
Rashica dhe golat për Shqipërinë: Lumturi dhe trishtim, situatë dramatike. Ndihmova edhe unë
Milot Rashica ka qenë ndër ata.
Rroca i bindur: Kukësi synon 3 pikët ndaj Tiranës
Eduart Rroca, një nga lojtarët e.
Leave a Comment