FOTO/ Aeroplan në stadium dedikuar presidentit, tifozët e Junajtidit kërkojnë largimin e tij

Mançester Junajtid po kalon një moment të vështirë dhe prej javësh nuk po arrin të shijojë një fitore në kampionat. Së fundmi, Junajtid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Liverpulit në shtëpi, ndërkohë që tifozët kanë kërkuar largimin e presidentit Ed Vuduard.

Sipas tyre, ai jo vetëm që nuk po investon në skuadër por edhe po vjedh dhe ka marrë një shifër prej 1 miliard paundëve nga “Djajtë e kuq”. para se të niste takimi, mbi stadiumin “Old Trafford”, kaloi një aeroplan që mbante mbrapa të lidhur një banderolë drejtuar [presidentit.

“Ed ende po dështon! Vuduard largohu”, shkruhej në banderolën, teksa tifozët kanë protestuar edhe jashtë stadiumi. “Glazers Out, Vuduard out, mbi 1 miliardë paund të vjedhura nga Junajtid”, shkruhej në banderolat e hapura jashtë ambienteve të stadiumit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/