Formacioni i mundshëm/ Dy titullarë nga Superiorja, Kosova vjen me mungesa ndaj kuqezinjve

Kosova U21, sot ka një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Shqipërisë U21, aty ku do të tentojë të marrë fitoren për të vazhduar me objektivin që ka. Dardanët janë në pozita në mira dhe pas 3 ndeshjesh numërojnë 6 pikë, teksa kuqezinjtë e Bushit kanë vetëm 2 pikë në 4 takime të luajtura.

Fitorja është detyrim për Kosovën sot dhe megjithëse ka mungesa të shumta, do të synojë që të marrë më të mirën ndaj kuqezinjve. Mema, Gashi, Zekaj janë mungesat e dardanëve, teksa sërish në fushë do të jetë një formacion i mbushur me futbollistë që premtojnë shumë.

Nga Kategoria Superiore, janë Muja i Skënderbeut dhe Daku i Kukësit të cilët pritet të jenë titullarë. Ndryshe nga ndeshjet e tjera ku ka luajtur me 3 mbrojtës, sot Kosova mund të luajë me 4 teksa sulmi do të mbahet nga Kastrati, Muja dhe Daku. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Kosova U21: Smakiqi, Kastrati, Kolgeci, Xhemajli, Hajrizi, Pepsi, Abedini, Kastrati, Lushaku, Muja, Daku.
Trajner. Rafet Prekazi