

Kosova do të luajë sot kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikueseve të Europianit. Në Prishtinë, ka mbërritur skuadra malazeze në prag të këtij takimi, ndërkohë që presidenti i Federatës së Malit të Zi, ka përfituar nga rasti për të shkuar te varri i Fadil Vokrrit, ku ka kryer homazhe.
Dejan Saviçeviç ka qenë shok me Vokrrin dhe në një fjalim të mbajtur, u shpreh se nuk ka pasur mundësi të ishte në varrimin e tij ndërkohë që ka shtuar se Vokrri do të ishte i lumtur nëse do të shihte sukseset e Kosovës. Ai vlerësoi figurën e ish-presidentit të Federatës së Kosovës, duke lënë në këtë mënyrë mënjanë problemet politike të ndeshjes së parë.
“Nuk kam pasur mundësi për fat të keq të jem në ditën e varrimit të Fadil Vokrrit, por sot e kam shfrytëzuar rastin, pasi që kemi edhe ndeshjen në Kosovë, që të vijë dhe të përkulem para varrit të Fadilit. Unë dhe Fadili kemi qenë shok shumë të mirë dhe kemi pas bashkëpunim shumë të mirë. Ka qenë shumë vështirë kur kam dëgjuar për vdekjen e Fadilit dhe sigurisht që ai do të ishte shumë i lumtur po t’i shihte rezultatet kulmore të Kosovës por kjo është jeta”, u shpreh Saviçeviç. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Rama: Vjet nuk ishte faji i lojtarëve por i stafit. Vllaznia nuk është për notën 10
Olsi Rama ka preferuar të mos.
Në Maqedoni e bëjnë të sigurt, Ferhan Hasani tani është “dem i kuq”
Ferhan Hasani do të zbarkojë shumë.
VIDEO / Penallti perfekte nga mesfushori i Kombëtares, në fund feston me gol edhe Olajinka
Forma e dobët që po kalon.
Leave a Comment