Federata nuk harron të falenderojë tifozët: Nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar

Tifozët janë një pjesë shumë e rëndësishme e Kombëtares së Shqipërisë. Kuqezinjtë e fushës nuk ndihen në asnjë stadium vetëm, teksa pas tyre është një grupim i madh që nuk pushon së mbështeturi ekipin për 90 minuta. Edhe në ndeshjen e djeshme përballë Moldavisë në transfertë, tifozët ishin sërish aty.

Në sektorin e dedikuar, i dhuruan ngrohtësi Kombëtares dhe shijuan një performancë fantastike nga futbollistët. Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur edhe një falënderim nga Federata Shqiptare e Futbollit, edhe në emër të lojtarëve kanë theksuar se tifozët nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar.

Kështu, mbyllen ndeshjet e muajit tetor dhe kombëtarja e tifozët kanë lënë takimin e radhës në nëntor për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, këtë herë në Shqipëri dhe në stadiumin e ri Kombëtar.

Postimi i Federatës: