

Holanda ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt Euro 2020, duke përmbysur plotësisht situatën nga ai fillim i keq që i bëri edicionit. Skuadra e Ronald Kuman ka fituar sot me shifrat 2-1 përballë Bjellorusisë falë dy golave të Xheorxhino Vijnaldum në pjesën e parë të takimit.
Ky sukses i jep një avantazh të rëndësishëm ndaj Irlandës së Veriut që ishte kthyer në rrezik për holandezët nëse do të linin pikë të tjera rrugës. Tashmë ajo shkon me një avantazh prej 3 pikësh në takimin ndaj irlandezo-veriorëve në nëntor, duke kryesuar renditjen e grupit.
Në darkë asaj iu barazua në kuotën e 15 pikëve Gjermania e cila fitoi 3-0 në fushën e Estonisë, edhe pse mbeti me 10 lojtarë pas pak minutash për karton të kuq të Emre Xhan. Telashet e skuadrës së Lëv i zgjidhi Gyngodan i cili me 2 gola dhe një asist siguroi ngjitjen e skuadrës gjermane dhe evitoi komplikimin e ndeshjeve të fundit.
Ndërkohë, në Grupin E, Hungaria ka mbajtur hapin e pretendentëve për të shkuar në Europian, duke mundur 1-0 Azerbajxhanin dhe duke parakaluar Sllovakinë për momentin. për të marrë vendin e dytë.
Në Grupin I, ka dalë edhe emri i skuadrës së dytë të kualifikuar, pasi Rusia ka prerë zyrtarisht biletën pas Belgjikës, duke u bërë kështu ekipi i tretë që siguron pjesëmarrjen në aktivitet.
Skuadra e katërt e kualifikuar në Euro 2020 është Polonia, e cila mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2-0 dhe preu biletën për në fazën tjetër të turneut. Një humbje e cila praktikisht i ka mbyllur dyert edhe skuadrës së Maqedonisë së Veriut e cila duhet të fillojë të mendojë për play-off të vitit të ardhshëm.
NDESHJET
Grupi C
Bjellorusi – Holandë 1-2
54′ Dragun / 32′, 41′ Vijnaldum
Estoni – Gjermani 0-3
52′, 58′ Gyndogan, 71′ Verner
Grupi E
Hungari – Azerbajxhan 1-0
10′ Korhut
Uells – Kroaci 1-1
45’+3′ Bejl / 9′ Vlasic
Grupi G
Slloveni – Austri 0-1
21′ Posh
Poloni – Maqedonia e Veriut 2-0
74′ Frankovski, 80′ Milik
Grupi I
Kazakistan – Belgjikë 0-2
21′ Batshuai, 53′ Munie
Skoci – San Marino 6-0
12′, 27′, 45’+1′ MekGin, 65′ Shenklend, 67′ Findlei, 87′ Armstrong
Qipro – Rusi 0-5
9′, 90’+2′ Cerishev, 23′ Oxhoev, 79′ Dzhyba, 89′ Golovin
more recommended stories
Ibra tregon “dialogun” me Manxhukiç: Është person serioz dhe do hapësirën e vet. Milani është i brishtë
Zlatan Ibrahimoviç ka qenë padyshim një.
VIDEO / Zgjohet Reali, fitore ndaj Alavesh për të shpëtuar Zidan nga “gijotina”
Real Madrid ka lënë pas zhënjimet.
VIDEO / Konte me të kuq, akuzon gjyqtarin. Ai u përgjigjet zikaltërve: Pranojeni kur nuk fitoni
Fundi i ndeshjes mes Interit dhe.
VIDEO / Atalanta i jep leksion Milanit, Interin e ndalin bardhezinjtë e… Udinezes
Ndalen dy skuadrat kryesuese të Serisë.
Leave a Comment