Euro 2020, rezultatet dhe renditjet / Edhe Spanja në Europian me kualifikimin më të pazakontë

Spanja sot ka provuar kualifikimin më drithërues të saj në edicionet e fundit pasi ka kaluar brenda pak çastesh nga rreziku i vënies në diskutim të kualifikimit te garancia që do të jetë pjesë e turneut në verën e ardhshme. Përfaqësuesja spanjolle ka barazuar 1-1 ndaj Suedisë dhe barazimi 1-1 i Rumanisë me Norvegjinë i jep edhe garancinë matematike asaj që do të jetë në fazën tjetër të turneut.

Deri në shtesën e dy takimeve, situata shihte Spanjën duke u mundur e Rumaninë duke fituar, për të hapur plotësisht grupin. Por në shtesë ishte Rodrigo që shënoi për iberikët, ndërsa në takimin tjetër Sorloth barazoi për nordikët. Kështu, Spanja e pa veten përsëri 6 pikë larg Rumanisë dhe duke llogaritur përballjet direkte e që luan dy ndeshjet e tjera në shtëpi ndaj Maltës e pikërisht rumunëve, tashmë ka garancinë që do të jetë pjesë e  turneut.

Edhe Zvicra rihapi sot plotësisht shanset e saj për kualifikimin me fitoren 2– ndaj Irlandës. Kjo e fundit ka vetëm 1 ndeshje të mbetur dhe vetëm një pikë më shumë se zviceranët, duke u rrezikuar të kalohet nga ata që në takimin e radhës në nëntor, ashtu si edhe nga Danimarka. Megjithatë, Zvicra ka një provë të fundit ndaj Gjeorgjisë, e cila me suksesin ndaj Gjibraltarit, sot u kthye përsëri në garë për kualifikimin.

Ndeshjet:

Grupi D
Zvicër – Irlandë 2-0
16′ Seferovic, 90’+3′ (ag) Dafi
Gjibraltar – Gjeorgji 2-3
67′ Kashiaro, 74’ Çipolina / 10′ Kharaishvili, 21′ Kankava, 84′ Kvilitaia

Grupi F
Suedi – Spanjë 1-1
50′ Berg / 90’+2′ Rodrigo
Rumani – Norvegji 1-1
62′ Mitrita / 90’+2′ Sorloth
Ishujt Faroe – Maltë 1-0
71′ Baldvinson

Grupi G
Izrael – Letoni 3-1
16′ Dabur, 26′ Zahavi, 42′ Saba / 40′ Kames

Grupi J
Finlandë – Armeni 3-0 (e perfunduar)
31′ jensen, 61′, 88′ Puki

Lihtenshtein – Itali 0-5
2′ Bernardeski, 70′, 90’+2′ Beloti, 77′ Romanjoli, 82′ El Sharaui
Greqi – Bosnje Hercegovinë 2-1
30′ Pavlidis, 88′ (ag) Kovacevic / 35′ Gojak