EURO 2020/ Goleadë e Anglisë në transfertë, Franca dhe Turqia e mbyllin në barazim

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Kosova zbritën në mbrëmjen e sotme në fushë duke marrë maksimumin nga sfidat me Moldavinë dhe Malin e Zi. Megjithatë, në fushë zbritën edhe disa nga Kombëtaret më të rëndësishme europiane si Franca, Anglia dhe Portugalia. Kështu, kampionët e botës në fuqi Franca, barazoi 1-1 me Turqinë.

Të dyja përfaqësueset janë në kuotë të barabartë pikësh, 19. Sakaq, Anglia, e cila është pjesë e grupit të Kosovës, fitoi 0-6 ndaj Bullgarisë. ‘ Tre Luanët’ vinin pas disfatës me Çekinë.

Ndërkohë, edhe Portugalia, kampione e Europës në fuqi, luajtë në transfertë ndaj Ukrainës ku humbi 1-2. Kristiano Ronaldo arriti objektivin e 700 golave në karrierë, teksa realizoi me penallti por pa mundur të shmangë humbjen.

Ndeshjet:

Bullgari- Angli 0-6
7′ Rashford, 20′, 32′ Barklei, 45+4′, 69′ Sterling, 85′ Kejn

Francë- Turqi 1-1
76′ Zhiru / 82′ Ajhan

Islandë- Andorra 2-0
38′ Sigurdson, 65′ Sigordson

Kosovë – Mali i Zi 1-0
10′  Rrahmani, 35′ Muriqi

Lituani- Serbi 1-2
79′ Kazlauskas / 49′, 53′ Mitroviç

Moldavi- Shqipëri 0-4
22′ Cikalleshi, 34′ Bare, 40′ Trashi, 90′ Manaj

Ukrainë- Portugali 2-1
6′ Jarmçuk, 27′ Jarmolenko / 72′ Ronaldo (p)