‘El Clasico’ e parë e sezonit mund të ndryshojë destinacion, shkak situata e trazuar në Katalonjë

‘El Clasico’ e parë e këtij sezoni mes Barcelonës dhe Real Madrid, është parashikuar të luhet më datë 26 tetor në stadiumin e katalanasve, ‘Camp Nou’. Mirëpo, situatë politike në Katalonjë ka shkaktuar disa trazira, ndërsa në ditën e ndeshjes është parashikuar edhe një manifestim i madh.

Kështu, kaosi në qytet do të ishte më i lartë duke pasur edhe tifozët e Realit nëpër rrugët e Barcelonës. Në këtë formë, Liga po mendon zgjidhjen për të ndryshuar kalendarin dhe ‘El Clasico’ i parë të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa ndeshja e kthimit në muajin mars të luhet në Camp Nou.

Të dyja klubet kanë kohë deri ditën e hënë për të paraqitur vendimet e tyre, megjithatë, Barcelona e cila është klubi që mund të kundërshtojë këtë mundësi, ende nuk ka ndërmarrë një veprim zyrtar. Për momenti, ‘El Clasico’ është në ajër.

/Egi Çabeli-VipSport.al/