Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Ekskluzive/ Duro i jep Shqipërisë “recetën” e fitores: Ja ndryshimet mes Panuçit e Rejas, shanset janë të barabarta

Shqipëria luan nesër një transfertë mjaft delikate, ku përballë do të ketë skuadrën e Turqisë. Kjo ndeshje, do t’i shërbejë kuqezinjve për të synuar një biletë për në Europian, duke qenë se Turqia e sheh veten shumë para dhe të dyja skuadrat, nesër hyjnë në fushën e blertë vetëm për fitore.

Ndërkohë, në një intervistë për “VipSport.al”, ish-mesfsuhori i Kombëtares, Klodian Duro kla pranuar se të dyja skuadrat i kanë shanset e barabarta nesër. Duro që në karrierën e tij numëron 78 ndeshje me kuqezinjtë, duke shënuar edhe 6 gola ka dhënë edhe këshillat se ku duhet të përqendrohet Shqipëria për të kaluar këtë kundërshtar.

Kujtojmë që Duro që tashmë ka nisur aventurën si trajner, është futbollisti i tretë me më shumë paraqitje me kuqezinjtë, teksa para tij janë vetëm Cana dhe Lala.

Profesor, Shqipëria luan në transfertën turke. Sa shanse mendoni se ka?
Un mendoj se ka shanse të barabarta sepse edhe Turqia është nën presion sepse duhet të fitoj patjetër meqë luan para publikut të vet. Ne e kemi moralin e lartë pas fitores me Islandën dhe normalisht kemi shanse për t’u kualifikuar.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të kaluar edhe këtë transfertë?
Shqipëria duhet të luajë shumë e përqendruar dhe me disiplinë të lartë taktike. Të bëj durim dhe të godasë në momentin e duhur në rastet që do t’i ketë gjatë lojës.

A vëreni ndryshime mes futbollit të Rejës dhe atij të Panuçit? Ku ndryshojnë skuadrat?
Po normalisht qe ka ndryshime! Ndryshime në emra si dhe ne rreshtimin taktik. Panuçi ndryshonte shumë si në vendosjen taktike po ashtu edhe në lojtarët që aktivizonte.

Ndërsa Reja, ka një taktikë bazë 3-5-2 që i qëndron besnik dhe lëviz pak në lojtarët që aktivizon dhe po krijon një imazh të tijin në Kombëtare

Edi Reja ka implementuar 3-5-2 në Kombëtare. Mendoni se kjo skemë është e duhura për kuqezinjtë?
Po unë mendoj që çdo trajner ka idetë dhe skemat e tij. Përderisa Reja luan 3-5-2 mendoj që ai më mirë se të gjithë grumbullon dhe aktivizon lojtarët që i përshtaten më mirë skemës së tij 3-5-2.

A mund të jetë Reja një De Biazi i dytë?
Jo nuk e mendoj sepse çdo trajner ka idetë dhe filozofinë e vet. De Biazi pati gjithë kohën e mjaftueshme për të punuar e ndërtuar një Kombëtare që arriti dhe me pak fat rezultatet që e çuan në Europianin 2016.

Ju keni luajtur me 3-5-2 si i djathtë. Cili nga futbollistët të duket se mund të bëjë mirë rolin nga krahët?
Mendoj se në ndeshjet që kanë luajtur si Hysaj ashtu edhe Roshi janë dy futbollistë me shumë kualitet dhe mbi të gjitha me shumë eksperiencë në krahun e djathtë.

Sa e përgatitur është FSHF të përballojë çdo lloj rezultati që del nga kjo ndeshje?
FSHF dhe presidenti Duka kanë eksperiencën e duhur në gjithë këto vite qe t’i krijojnë ekipit, trajnerit dhe futbollistëve kushtet dhe qetësinë e duhur para kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme. Siç e treguan qetësinë dhe arritën që të gjithë bashkë të fitojnë një ndeshje shumë deçizive në Armeni dhe ta çojnë Shqipërinë në Europian.

Po kështu, mendoj se mund t’ia arrijnë dhe këtë herë në Turqi duke fituar. Dhe kjo fitore do ishte një hap gjigand drejt kualifikimit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

 

Trajneri i Kukesit, Klodian Duro, gjate ndeshjes se futbollit, Teuta-Kukesi, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nKukesi’s coach Klodian Duro during the Albanian Super League football match Teuta vs Kukesi, 0-0, at the Niko Dovana stadium in Durres.