Ekskluzive/ Ballist Morina 5 vite më vonë: Do e ribëja atë që bëra, pavarësisht problemeve që më solli

Si sot 5 vite më parë, Shqipëria luante në Serbi, në një ndeshje ku autoritetet serbe ndaluan çdo simbol shqiptar, ndaluan tifozët, vërshëllyen himnin dhe tentuan të ishin Zot në fushë. Gjithçka dukej se po shkonte mirë në fushë, me kuqezinjtë që po sulmonin pavarësisht vërshëllimave dhe sharjeve nga tifozeria serbe.

Në minutën e 42 të ndeshjes, në stadium shfaqet “AUTOCHTHONOUS”, një flamur me hartën e Shqipërisë etnike ku krah hartës, kishte portretin e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Kjo kryevepër që bëri krenar popullin shqiptar dhe ndihmoi Kombëtaren të shkonte në Europian, ishte një shpikje e Ballist Morinës!

Sot, 5 vite më vonë, Ballist Morina ka rrëfyer ekskluzivisht për “VipSport.al” historinë e tij, sa e ka ndryshuar ajo ditë jetën e Ballistit. Ai pranon se ka vuajtur, nuk ka pasur mbështetje nga shteti por gjithsesi, nuk është penduar dhe pa më të voglin dyshim do ta bënte sërish diçka të tillë.

Pas atij momenti ke pasur shumë vështirësi me shtete të ndryshme por edhe shtetin shqiptar siç e përmendët. A të ka bërë kjo sjellje të pendohesh për ndonjë moment?
Pavarësisht vështirësive që citova më sipër, apo le të themi edhe ajo periudhë kur isha në burg dhe jashtë që më pamundësonte kontakt normal me familjen nuk më ka bërë për asgjë të pendohem. Po të kishte pasur diçka për t’u penduar do e kisha bërë para se të shkoja në Beograd pasi që vështirësitë dhe rreziku ishte shumë më i madh se çfarë pasoi pastaj në jetën time. Pendesa shpeshherë mund të nënkuptohet si element pjekurie ose dobësie te një person, sipas rrethanave që personi ndodhet por në rastin tim besoj që kam më shumë element pro që të ndihem krenar se sa të pendohem dhe te mohoj idealet e mia personale.

Nëse do të ishe sot dhe do të dije pasojat pas atij moment, a do e përsërisje diçka të tillë?
Nëse do të thosha që nuk do e përsërisja një gjë të tillë në ditët e sotme, i bie që të kundërshtoj vetën në pyetjen e mëparshme që më bëtë. Kuptohet që ka shumë faktor që ndikojnë duke nisur nga mosha, pasi Ballisti nuk është më i 5 viteve me parë ku ngjitej mbi kishë si Spiderman por nëse pyetja ishte që nëse do e ribëja sa i përket aspektit mental, pa më të voglin dyshim!

Intervistoi: Erjon Allaraj – VipSport.al/

intervista