E vërteta me brazilianët dhe oferta nga Flamurtari, por në Vlorë dalin në skenë sërish rrogat!

Flamurtari siç edhe shkruhej sot në media, ka hedhur sytë nga Kategoria e Parë dhe ka parë dy lojtarët e Egnatias, Da Kosta dhe Gustavo Reinert, të dy nga 22-vjeçarë dhe që luajnë në sulm. Madje, në testin që kuqezinjtë luajtën ndaj rrogozhinasve kanë rënë në sy me lojën e tyre.

Por, duket se të dy kanë kontratë në Rrogozhinë deri në fund të sezonit dhe nëse kërkon që t’i marrë shërbimet e dy lojtarëve që po spikatin me rrogozhinasit në kategorinë e Parë, vlonjatët ose duhet që t’i marrin në formë huazimi, ose duhet që të paguajnë.

Por, duket se në Vlorë ka ende probleme pagesash, madje tashmë, kur kanë kaluar afro dy muaj nga starti i këtij sezoni, sikur lojtarët kanë filluar që të kërkojnë pagat…! Flamurtari ndodhet në vendin e fundit në Superiore dhe situata në Vlorë është alarmante, madje pritet nga çasti në çast që të ketë lëvizje në stol ku drejtimin pritet që ta marrë Eqerem Memushi.

E.S./Vipsport.al/