E ëndërronte gjysma e Superiores, Hasani përfundon në Finlandë!

Kukësi e donte me ngulm, por Ferhan Hasani, zyrtarizohet në një tjetër skuadër, e madje në një shtet shumë larg Shqipërisë. “Buba” siç njihet ndryshe do të mbetet thjeshtë një dëshirë për verilindorë dhe presidentin Safet Gjici që kishte futur si ndërmjetës për të bindur Hasanin edhe Nderim Nexhipin.

Por edhe disa ekipe të Superiores, ku emri i Partizanit është lakuar donin shërbimin e  tij.

Sot, Ferhan Hasani ka gjetur zyrtarisht një skuadër të re për të vijuar karrierën dhe 29-vjeçari që ka një eksperiencë të gjatë dhe karrierë të pasur në shumë kampionate dhe skuadra të njohura,  ka firmosur për një sezon me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit me klubin më të titulluar në Finlandë HJK Helsinki.

Tashmë, Kukësit i duhet që të mendojë për një tjetër goditje duke qenë se Hasani nuk erdhi te verilindorët, por preferoi që të vijojë karrierën në Finlandë.

E.S./Vipsport.al/