Dy shqiptarë në formacionin e klubit italian, portieri Kastrati debuton për këtë sezon

Skuadra e Peskarës është duke luajtur në këto momente për llogari të Serisë B kundër ekipit të Spezias, teksa si titullar është edhe portieri shqiptar, Elhan Kastrati.

Për ish-portierin e Shpresave kjo është prezenca e parë në këtë sezon, ndërsa trajneri i ka dhënë besimin edhe për shkak se portieri titullar nuk është në maksimumin e tij. Sakaq, përveç gardianit kuksiane, në formacionin e Peskarës është edhe i përhershmi Ledian Memushaj.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është aktivizuar në pjesën më të madhe të ndeshjeve, ndërsa është një element shumë i rëndësishëm për të tijtë. Peskara edhe këtë sezon ka si objektiv kryesor rikthimin në elitën e futbollit italian. /Egi Çabeli-VipSport.al/