Dy miqësore për ballshiotët, luajnë në transfertë në mesjavë dhe në fundjavë

Bylisi ka planifikuar që të zhvillojë dy miqësore duke qenë se kampionati është pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Ballshiotët kanë në planet e tyre që të luajnë me Lushnjën në mesjavë në stadiumin e qytetit myzeqar, “Roza Haxhiu”.

Ndërkohë që për të parë më mirë formën e çdo lojtari dhe që skuadra të jetë sa më e karikuar, trajneri Dovedan do të luajë edhe një tjetër test, por me një skuadër të Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për Apoloninë e Fierit.

Ajo që vihet re është se Bylisi e ka zgjedhur si taktikë pune, në çdo javë ndërprerje zhvillon nga dy miqësore, e madje pak kohë më parë, ballshiotët zhvilluan 4 miqësore në 10 ditë.

Ajo që duhet theksuar është puna mjaftë e mirë e bërë deri më tani nga trajneri Dovedan dhe stafi i tij dhe këtë e tregon jo vetëm loja, por edhe ecuria mjaft e mirë e Bylisit në elitë.

E.S./Vipsport.al/